Booking Engine / Motori i Rezervimeve

Website Për Hotelin Tuaj. Rezervime pa Komision.

Shmangni komisionet e larta prej 15-20% nga platformat e tjera. Me Booking Engine, klientët rezervojnë drejtpërdrejt te faqja juaj, dhe fitimi mbetet 100% i juaji.

Aktivizo Tani Falas
Zero Komisione
Pagesa të Sigurta
Shumë Gjuhe & Monedha

Merrni Rezervime Direkt nga Faqja Juaj

Një website për hotelin nuk është thjesht një vizitë, por mundësia juaj më e madhe për të shitur. Me motorin tonë të rezervimeve (Booking Engine), vizitorët e kthejnë interesin e tyre në një rezervim të konfirmuar, thjesht dhe shpejt.

Ju mund ta lidhni sistemin me faqen tuaj aktuale ose ne ju ofrojmë një faqe të gatshme, moderne dhe të shpejtë e optimizuar për shitje direkte.

  • Asnjë përqindje për agjentët ose OTA-t
  • Kalendari përditësohet automatikisht me sistemin tuaj (PMS)
  • Ofroni kode promocionale për klientët tuaj besnikë
  • Dukje profesionale dhe e sigurt në sytë e klientit
Dhomë luksi në hotel me pamje nga deti

Pse Keni Nevojë Për Një Booking Engine Tani?

Të varesh vetëm nga agjencitë e huaja (Booking, Expedia) është një rrezik i madh. Duke krijuar një faqe për hotelin tuaj, rrisni pavarësinë dhe maksimizoni fitimin për çdo natë të shitur.

Mbani 100% të Fitimit

Kur një dhomë kushton 100€, ju merrni 100€. Nuk keni pse paguani 15-20€ komision për asnjë shitje që vjen direkt.

Garanci dhe Pagesa me Kartë

Lidhuni me Stripe apo PayPal. Merrni kapar (paradhënie) dhe garanto rezervimin pa frikën e anulimeve (no-show).

Dizajn i Përshtatshëm për Celular

Rreth 70% e njerëzve rezervojnë nga telefoni. Sistemi ynë është krijuar specifikisht që të jetë i lehtë dhe i shpejtë në celular.

Kthejeni Faqen e Hotelit në Një Makineri Shitjesh

Plotësoni të gjitha kapacitetet tuaja me rezervime direkte pa komision, dhe ofroni eksperiencën më të mirë për klientët tuaj.

Fillo Tani Falas
Demo